- Programi i duhur për mua
- Screen Interview
- Gjetja e punës
- Takimi me punëdhënësin
- Kriteret e aplikimit
- - Student me kohë të plotë në Universitet
- - Moshë nga 18 deri në 28 vjeç
- - Njohuri të gjuhës Angleze në nivel mesatar
- Si të aplikoj
Për ne është shumë e rëndësishme që ti të ngelesh i/e kënaqur dhe ne të plotësojmë pritshmëritë e tua. Për këtë arsye ne të ofrojmë mënyra të ndryshme për të gjetur punë, programe studimi apo shkëmbimi kulturor. Ne do të paraqesim të gjithë listën e ofertave bashkë me përshkrimet e tyre të detajuara, të cilat i ofrojnë partnerët tanë. Skuadra e S-Travel do të jetë pranë teje, që të të ndihmojë që të zgjedhësh atë që të përshtatet më shumë.
Mos u tremb! Nuk do tju marrë më shumë se 20 minuta. Testimi është absolutisht PA PAGESE dhe bëhet që të përcaktojmë nivelin tuaj të anglishtes. Në këtë mënyre edhe ne do të sigurohemi që gjuhën Angleze e njeh në nivel të mjaftueshëm që të mos kesh problem me komunikimin, si dhe të të sugjerojmë pozicionin që më shumë do të përshtatet. Nësë ke marrë pjesë më herët me këtë program, intervista nuk do të jetë e nevojshme.
Varësisht se me cilin program dëshironi të merrni pjesë, ju mund të zgjidhni mes programeve të ndryshme që ofrohen nga sponsorët. Me programin Work and Travel USA, ju mund të zgjidhni mes pozicioneve të punës në fushën e hotelerisë dhe turizmit. Nëse merrni pjesë me programin Au-Pair, atëhere ju ngelet të zgjidhni shtetin në të cilin dëshironi të aplikoni.
Si pjesmarrës në programin WAT, takimi me punëdhënësin amerikan ju jep mundësinë që të diskutoni për të gjtha detajet e rëndësishme në lidhje me punën. Sapo të keni gjetur ofertën e punës e cila më së shumti ju përshtatet, kjo është mundësia për të biseduar direkt me punëdhënësin. Këtu mund të tregosh më shumë nga ajo që ke shkruar në shkresa, për veten dhe aftësitë tuaja. Takimet me punëdhënësit zhvillohen nëpërmjet Skype ose në qytete të caktuara drejt të cilave do të udhëtojmë të organizuar nga S-Travel Albania.
Kriteret e aplikimit për programin WAT:
Në program gjithashtu mund të marrin pjesë edhe shqiptarët të cilët studiojnë jashtë, si dhe qytetarët e huaj që studiojnë në Shqipëri.
Për të nisur procedurën e aplikimit, ju duhet të plotësoni formularin online dhe ta dërgoni atë në adresën tonë të email-it stravealbania@gmail.com ose të na vizitoni direkt në zyrat tona.
Na gjeni! Apliko Tani!