Menu:

Destinacionet me W&T USA:

Long Island, Rhode Island, Alaska, Illinois, New Jersey, New York, Virginia Beach, Cape Cod, Maine, Myrtle Beach, Dakotas, California, Florida, Colorado, Utah, Idaho...
Më shumë >

Ofertat e punës W&T USA

Klikoni për të shkarkuar të gjithë informacionin në .pdf
Shkarko

Informacione të përgjithshme:

Për të gjithë aplikuesit është e detyrueshme që të kalojnë intervistë e gjuhës Angleze. Gjatë kësaj interviste kontrollohen njohuritë bazë të studentit mbi gjuhën Angleze si dhe kriteret e nevojshme për pjesmarrjen në programin W&T USA. Programi i orientimit gjithashtu është i domosdoshëm dhe bëhet online pasi student të ketë fituar poziconin e punës, por para se të lëshohet dokumenti DS-2019

FITIMI
Sipas regullores në SHBA, paga minimale e garantuar është $ 7.25/orë. Tarifimi në orë në disa raste mund të jetë më ulët pasi ne pagën totale llogariten edhe bakshishet (tips). Studentët punojnë reth 30 – 40 orë në javë. Por, në raste nevoje është e mundur që të punohen edhe orë shtesë (overtime) në çdo punë. Gjithashtu, studentët e pajisur me vizë J-1 si dhe DS-2019, përveç punës të gjetur nga Sponsori, të gjejnë edhe punë të dytë, megjtihatë prioritet duhet ti jepet punës primare të gjetur nga Sponsori. Shumë student punojnë punë të dytë dhe në këtë mënyrë kursejnë më shumë para. Orët shtesë në punë (overtime) dhe puna dytësore, nuk janë të garantuara nga programi.

VIZA
Pejsmarrësit në programin Work&Travel USA pajisen me vizën J-1 (Exchange Visitor Visa). Kjo lloj vize mundëson që të keni të drejtë pune në një afat kohor prej 3 muajsh dhe 1 muaj për shëtitje si turist në SHBA (pasi përfundon afati kohor për të punuar) për aq kohë sa Kosulata e SHBA nuk urdhëron ndryshe. Kërkesën për vizë e dorëzon vetë student dhe është e detyrueshme që të paraqitet personalisht në intervistë. Në zyrën tone do të pajsieni me të gjithë dokumentacionin e duhur për pjesmarrje në program dhe qëndrimin në SHBA. Listë e dokumentave të nevojshme do ta pranoni nga S-Travel Albania nëpërmjet e-mailit, gjatë procedurave të aplikimit.

DS-2019
Dokumenti DS-2019 lëshohet Sponsori i origanizatës në SHBA, në bazë të të cilit pjesmarrrësi merr vizën J-1. Gjatë hyrjes në teritorin e SHBA, dokumenti DS-2019 duhet të qëdrojnë bashkë me pasaportën tuaj, me qëllim që të vërtetohet. Pjesmarrësit në program mund të punojnë në SHBA vetëm gjatë periudhëa kohore kur DS-2019 është valid.Sposori e cakton datën e fillimit të vlefshmërisë së DS-2019 në bazë të datës të fillimit që student ka shënuar në aplikim dhe regullores të Departamentit të Shtetit.

SEVIS (Student and Exchange Visitor Information System)
Dokumenti SEVIS (I-901) duhet t’i bashkangjitet dokumentave të tjera gjatë delivrimit të kërkesës për vizë, pa këtë document kërkesa për vizë nuk meret parasysh. Kostoja e përpunimit të këtij dokumenti kushton $35 dhe paguhet sipas udhëzimeve të kompanisë. SEVIS është sistem Amerikan evidentimi dhe ndjekjeje të pjesmarrësve në Exchange Visitor Program, gjatë kohës të qëndrimit në SHBA. Çdo pjesmarrës në program është i obliguar që t’I përditësojë të dhënat në sistemin SEVIS (sipas udhezimeve të dhëna nga Sponsori) brenda 5 ditëve që nga dita kur ka hyrë në teritorin e SHBA. Pjesmarrësi duhet te kyçet dhe përditësojë të dhënat edhe në rast se ndryshon vendin e punës apo akomodimin. Saksionet në rast mos përditësimi të të dhënave janë: ndërpreja e vizës dhe kthimi i obligueshëm.

SIGURIMI SHËNDETSOR
Të gjithë pjesmarrësit në programin Work & Travel USA duhet të pajisen me sigurim shëndetsor gjatë kohës të qëndrimit në SHBA, d.m.th të përputhet me vlefshmërinë e DS-2019. Sigurimin shëndetsor e lëshon Sponsori nga SHBA. Ky sigurim është i veçantë për pjesmarrësit në programin W&T dhe në përputhje me regullat e caktuara Departamenti i Shtetit. Gjatë qëndrimit të studentit si turist (30 ditë) pas përfundimit të periudhës së punës, studentët nuk janë të obliguar të kenë sigurim shëndetsor, megjithatë duke marrë parasysh kostot e larta të shërbimeve mjeksore, ju sugjerohet që ta kenë atë. Rekomandojmë të gjithë pjesmarrësit, para nisjes të kryejnë vizita mjeksore dhe stomatologjike. Gjendja shëndestore e pjesmarrësve nuk kontrollohet, por pritet që ata të jenë të shëndetshëm dhe të aftë për punë. Të gjitha sëmundjet pëfshirë edhe ato kronike të paraqitura para udhëtimit për në SHBA, NUK konsiderohen nga sigurimi shëndetsor.

Instagram feed: