Programi Work & Travel USA është program për shkëmbim kulturor Exchange Visitor Program. Ky është programi më i njohur për studentë. Qëllimi i këtij program është t’ju mundësojë studentëve të huaj, gjatë stinës së Verës të jetojnë dhe punojnë në SH.B.A dhe në këtë mënyrë të përvetësojnë edhe gjuhën Angleze, të njohin jetën amerikane dhe të njohin miq të rinj. Për të mbuluar shpenzimet e jetesës në SH.B.A pjesmarrësit e programit do të kenë mundësi të punojnë në pozicione pune në fushën e turizmit, hotelerisë, tregi dhe të tjera.
KUSHTET E PJESMARRJES NË PROGRAM
Të drejtë pjesmarrjeje në program kanë vetëm studentët të cilët ndjekin arsimin e lartë me kohë të plotë dhe:
- 1. Janë nga 18 – 28 vjeç
- 2. Njohin gjuhën Angleze në nivel mesatar
- 3. Janë tolerantë, fleksibël, të përgjegjshëm, të vetëdijshëm dhe të aftë të jetojnë në mënyrë të pavarur
- Vërejtje: Informatat vjetore lidhur me kriteret e Vizës J-1 dhe kategorinë e studentëve të cilët janë “në faze kritike për marjen e vizës” në bazë të të cilave edhe ne bëjmë përzgjedhjen e pjesmarrësve në programin Work and Travel USA, jepen nga Konsulata E SHBA-ve.
Opsionet e punësimit në programin Work and Travel USA
Opsioni i parë: Job Placement
Ofertën e punës në SHBA e gjeni për mes sponsorëve tanë. Në program përfshihet: marja e ofertës të punës, ofrimin e biletës të avionit, sigurim shëndetësor, dokumentin DS-2019, informacione udhëzimi si dhe formularin për marjen e SSN (Social Security Number), mbështjeje e vazhdueshme 24h (telefonata pa pagesë tek asistentët e caktuar për pjesmarrësit).
Opsioni i dytë: Self Placement
Ofertën e punës në SHBA , mund ta zgjedhë vetë studenti. Në program përfshihet: validimi i ofertës të punës, ofrimin e biletës të avionit, sigurim shëndetësor, dokumenti DS-2019, mbështjeje e vazhdueshme 24h (telefonata pa pagesë tek asistentët e caktuar për pjesmarrësit). Vërejtje: Puna e zgejdhur nga vetë studenti, duhet patjetër të plotësojë kriteret e paracaktuara nga Departamenti i Shtetit për W&T USA.