Menu:

Destinacionet me W&T USA:

Long Island, Rhode Island, Alaska, Illinois, New Jersey, New York, Virginia Beach, Cape Cod, Maine, Myrtle Beach, Dakotas, California, Florida, Colorado, Utah, Idaho...
Më shumë >

Ofertat e punës W&T USA

Klikoni për të shkarkuar të gjithë informacionin në .pdf
Shkarko

OPSIONI 1: Job placement

LLOJET E PUNËS DHE VENDNDODHJA E TYRE: Pjesmarrësit në programin Work and Travel USA mund të punojnë në punë sezonale në qendra turistike në mbarë SHBA-të (parqe nacionale dhe argëtimi, hotele, restorante, shitore). Nga pjesmarrësit kërkohet që të jenë: të përgjegjshëm, të vetëdijshëm, të vlefshëm për vendin e punës, serioz dhe fleksibil. Fitimi i vendit të punës varet shumë nga vetë aplikanti (njohja e gjuhës angleze, dëshira për të punuar, njohuritë dhe aftësitë që posedon, data e nisjen dhe periudha për të cilën do të punojë) por më shumë nga nevoja e punëdhënësit në SHBA. Vendimin final për aplikuesin e mer vetë punëdhënësi.

Mënyra e aplikimit për pozicionin e punës

  1. a) Application Placement (nëpërmjet profilit online) Nëpërmjet profilit të tyre online, pjesmarrësit e programit kanë qasje në pozicionet e punës në të cilat kanë të drejtë aplikimi.
  2. b) Skype Placement (nëpërmjet intervistës me punëdhënësin në Skype) Kandidatët e interesuar mund të caktojnë një intervistë në Skype me punëdhënësin dhe në këtë mënyrë të fitojnë pozicionin e punës. Kandidatët të cilët zgjedhin të kalojnë Skype interview me punëdhënësin, mund të aplikojnë vetëm në pozicionet e punës për Skype Interview.
  3. c) Job Fair (takim direkt me punëdhënësin) Kandidatët kanë mundësi të bisedojnë direkt me punëdhënësin e ardhur nga SHBA-të. Gjetja e pozicioneve të punës zgjat deri në momentin e aplikimit për vizë. Prioritet për këto pozicione pune kanë kandiatët të cilët kanë aplikuar më herët në programin Work & Travel USA.

OPSIONI 2: Self Placement

Studentët të cilët zgjedhin këtë mënyrë të aplikimit, janë të detyrar që të paraqesin edhe ofertën e punës në formularin përkatës. Formulari, pozicioni i punës, duhet të jenë të qartë, të plotësuar me korrektësi, dhe të firmosur nga ana e studentit dhe nga ana e punëdhënësit në SHBA. Data e aplikimit dhe data e formularit duhet të përputhen. Sposorët e programit do të kontaktojnë punëdhënësin e zgjedhur nga ju në SHBA për të konfirmuar vlefshmërinë e pozicionit të punës të dhënë nga ai. Në rast se ky pozicion pune nuk pranohet nga Sponsorët, student duhet patjetër të gjejë një pozicion tjetër pune ose (në të kundërt) nuk i lejohet pjesmarrja në program. Gjithashtu është e nevojshme që student të kërkojë nga punëdhënësi të cilin e ka zgjedhur, që ai të jetë në dispozicion vazhdimisht, në mënyrë që Sponsori i programit të ketë mundësi ta kontaktojë për të konfirmuar pozicionin e punës. Punëdhënësi është i detyruar të paraqesë Sponsorit dokumentacionin e nevojshëm metë cilat ai do ta vërtetojë se vepron legalisht (business license, worker’s compensation number).

PJESA E FILLIMIT DHE MBARIMIT TË PUNËS NË PROGRAM

Në përputhje me rregulloren e re të programit, student nga vende të ndryshme fillojnë dhe mbarojnë pjesmarrjen në program në kohë të ndryshme. Është paraparë që për vitin 2017, studentët nga Shqipëria të marin pjesë gjatë periudhës 01.07.2017 – 30.09.2017

Akomodimi >>

Instagram feed: